
Rei Manaj po kalon formën e “jetës” me ekipin e Sivasporit në elitën e futbollit turk. Në 23 ndeshje të këtij sezoni, mes Superligës dhe Kupës, Manaj ka shënuar plot 15 gola, duke u kthyer në një pikë kyçe për Sivasporin.
Zëdhënësi për mediat e klubit turk, Gokhan Karagol është shprehur se për lushnjarin ka shumë oferta. Por pavarësisht këtyre ofertave, nuk pritet që Manaj të shitet para fundit të sezonit aktual. Madje Karagol shton se transferimi i 26-vjeçarit shqiptar do të thyejë rekorde për Sivasporin, rekord që mbahet nga Konak kur u shit te Brajtoni për 4.5 milionë euro.
“Po marrim oferta shumë serioze për Rei Manajn. Megjithatë, ne i kemi shtyrë të gjitha këto oferta për fundin e sezonit aktual. Pas Europianit, ne presim që Manaj të thyejë rekordin historik të tranferimit”, është shprehur Gokhan Karagol.
Lini një Përgjigje