TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2024, 19:15

Arritje historike e Jordanisë, skuadra që kushton vetëm 13 mln euro prek për herë të parë finalen e Kupës së Azisë

Shkruar nga Pamfleti

Arritje historike e Jordanisë, skuadra që kushton vetëm 13 mln

Një befasi e bukur është ajo e Jordanisë në Kupën e Azisë. Kjo Kombëtare kushton vetëm 13 milionë euro në total dhe sot ishte në gjysmëfinale kundër Koresë së Jugut.

Ndërkohë nga ana e kundërshtarit, vetëm Son vlerësohet me 50 milionë euro nga Transfermarkt.

Por diferenca e madhe në letër, nuk u përkthye në rezultat. Jordania arriti që të fitonte me shifrat 2-0 falë golave të Al Naimat dhe Al Tamari.

Përqindja e topit ishte 30% me 70% në favor të koreanëve, por ishte Jordania ajo që preku finalen e Kupës së Azisë për herë të parë në histori.

Në finale Jordania do të përballet me fituesin e çiftit Iran-Katar, takim që do të zhvilohet nesër në orën 16:00.

jordania koreja e jugut kupa e azisë

Lini një Përgjigje