TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2025, 22:40

Juventusi rilind me Igor Tudor në stol, bardhezinjtë mposhtin Leçen e shqiptarëve dhe afrohen me objektivin Champions

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi rilind me Igor Tudor në stol, bardhezinjtë mposhtin

Juventusi rilind me Igor Tudor në stol. Bardhezinjtë kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Leçen e Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 në Serinë A.

“Zonjës së Vjetër” iu deshën 2 minuta për të zhbllokuar ndeshjen me Kupmeiners, pas asistit të bukur të Vlahoviç.

Në minutën e 33, Juventusi gjeti dhe golin e dytë pas një aksioni fantastik të finalizuar me sukses nga Kenan Jildiz.

Në minutën e 87, Frederiko Bashiroto ngushtoi shifrat për Leçen, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e 3 me 59 pikë, ndërsa Leçe mban vendin e 17 me 26 pikë dhe rrezikon seriozisht qëndrimin në elitën e futbollit italian.

leçe seria a juventus

Lini një Përgjigje