TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2025, 20:33

Klasikja gjermane dhuron spektakël, por jo fitues, Bajerni dhe Dortmundi ndajnë pikët në “Allianz Arena”

Shkruar nga Pamfleti

Klasikja gjermane dhuron spektakël, por jo fitues, Bajerni dhe Dortmundi

Bajerni i Mynihut dhe Borusia e Dortmundit u përballën në “Allianz Arena” në klasiken e Gjermanisë, e vlefshme për javën e 29 të Bundesligës.

Të dyja ekipet vinin nga humbjet në mesjavë në Champions, por nëse bavarezët kanë ende shanse për të përmbysur shifrat, një gjë e tillë vështirë se mund të thuhet për verdhezinjtë.

Ndërsa në Bundesligë, Bajerni duhet ishte më i motivuar pas hapit fals të Leverkusenit, që barazoi pa gola në shtëpi ndaj Unionit të Berlinit. Dortmundi kërkon pikët për të siguruar një vend për në Kupat e Europës për sezonin e ri.

Përsa i përket takimit të sotëm, pjesa e parë u mbyll në barazim të bardhë. Me fillimin e pjesës së dytë, Dortmundi zhbllokoi rezultatin falë golit të Maksimilian Beier. 22-vjeçari shënoi me kokë pas krosimit të Rejerson.

Bavarezët nuk u dorëzuan dhe përmbysën shifrat brenda 3 minutave, fillimisht me Guerreiro në minutën e 65 dhe më pas golin e dytë me Serzh Gnabri në minutën e 68.

Në minutën e 75, erdhi goli i barazimit për verdhezinjtë me Anton. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Pas këtij barazimi, Bajerni kryeson 6 pikë më shumë se Leverkuseni i vendit të dytë, kur duhen edhe 5 javë nga fundi. Dortmundi renditet në vendin e tetë me 42 pikë, por ende ka shanse për një vend në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.

bajerni i mynihut borusia e dortmundit bundesliga

Lini një Përgjigje