TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2025, 18:18

Aston Vila bën detyrën ndaj Sauthemptonit dhe nuk i ndahet zonës Champions, Evertoni ia del me Brojën për herë të parë titullar

Shkruar nga Pamfleti

Aston Vila bën detyrën ndaj Sauthemptonit dhe nuk i ndahet zonës

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e orës 16:00 në Premier Ligë. Aston Vila e drejtuar nga Unai Emeri bëri detyrën duke fituar në transfertë 0-3 ndaj Sauthemptonit, ekip që do të luajë në Championship sezonin e ri.

Golat për miqtë u shënuan nga Uotkins, Malen dhe Xhon Mek Gin në minutat 73, 79 dhe 94. Vlen për t’u përmendur penalltia e humbur nga Marko Asensio kur rezultati ishte ende 0-0. Pas kësaj fitoreje, Aston Vill renditet momentalisht në vendin e pestë me 54 pikë, vend që të kualifikon për në Champions League. Tashmë është e konfirmuar që Premier Liga do të dërgojë 5 ekipe në Champions League sezonin e ardhshëm.

Brajtoni barazoi 2-2 ndaj Leisterin. “Dhelprat” do luajnë në Championship sezonin e ri, ndërsa Brajtoni është dorëzuar për një vend për në Kupat e Europës, duke u renditur në vendin e 9-të.

Notingam Forest u mund 0-1 në shtëpi nga Evertoni. Golin e fitores e shënoi në minutat e fundit shtesë Abdulaje Dukor. Një haps fals për ekipin e drejtuar nga Nuno Espirto Santo, edhe pse renditet i treti me 57 pikë, do i duhet shumë punë për të siguruar një biletë për në Champions sezonin e ardhshëm, duke ditur që lë pas ekipe si Mançester Siti, Çelis apo dhe Njukasëlli me Aston Vilën. Vlen për t’u përmendur që Armando Broja e nisi titullar takimin e sotëm dhe luajti për 65 minuta.

aston vila sauthempton brajton premier liga everton

Lini një Përgjigje