TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2025, 15:57

Formula 1/ Shmanget tragjedia që i mori jetën Airton Senës, Fernando Alonsos i mbetet timoni në dorë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Formula 1/ Shmanget tragjedia që i mori jetën Airton Senës,

Formula 1 zhvilloi provat e lira të premten për Çmimin e Madh të Bahreinit, të cilat u dominuan nga MekLaren. Një rast i çuditshëm që po hetohet ndodhi me pilotin e Aston Martin, veteranin Fernando Alonso.

Gjatë provave të tij, në momentin kur spanjolli veteran duhet të merrte një kthesë në të djathtë, timoni i "njëvendësesh" doli nga pozicioni dhe i mbeti në dorë Alonsos. Ky moment është duke u hetuar nga skuderia në fjalë, pasi një ndodhi e tillë mund të sillte një aksident në pistë. Situatë kjo që u kujtoi të gjithëve aksidentin fatal që i solli vdekjen Airton Senës në maj të vitit 1994.

Sa i takon provave të lira, ishte MekLaren që dominoi me dy pilotët e saj. Oskar Piastri e mbylli me kohën 1:30.505, teksa me 154 të mijëtat më pas u rendit shoku i tij i skuadrës, Lando Norris. Pas tyre Rasëll, Lëklerk dhe Antoneli.

Sot (e shtunë) në orën 14:00 do të mbahet sesioni i tretë i lirë, ndërsa në orën 18:00 do të nisin kualifikueset. Gara do të fillojë të dielën në orën 17:00.

fernando alonso formula 1

Lini një Përgjigje