TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2025, 15:35

Fitore e çmendur me përmbysje e Mançester Sitit, skuadra e Guardiolës “flirton” me zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Fitore e çmendur me përmbysje e Mançester Sitit, skuadra e

Java e 32 e Premier Ligës ngriti siparin me ndeshjen Mançester Siti-Kristal Palas e cila u mbyll me fitoren e “Qytetarëve” me rezultatin 5-2. Ky ballafaqim në “Etihad” solli drithërima për vendësit, të cilët e panë veten në disavantazhin e dy golave brenda 21 minutave lojë.

Ishte një shkundje e fortë kjo për Pep Guardiolën dhe të tijtë, të cilët reaguan dhe gjetën forca për të barazuar rezultatin në pjesën e parë. Me barazimin 2-2, skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Fraksioni i dytë i lojës shpalosi më së miri potencialin e Mançester Sitit, që brenda 10 minutash shënoi edhe dy herë të tjera, duke e vënë në “shina” të sigurta përmbysjen e çmuar. Goli i pestë për vendasit, që mbylli gjithçka, erdhi pikërisht në minutën e 79.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje startoi si titullar De Brojne, i cili ka njoftuar lamtumirën nga “qytetarët” gjatë merkatos së kësaj vere. Madje, belgu shënoi golin e parë në minutën e 33 për vendësit, duke i hapur rrugën përmbysjes.

Më këtë 3-pikësh shumë të çmuar, skuadra e Guardiolës arrin vendin e katërt të Premier Ligë, për momentin, në pritje të zhvillimit të ndeshjeve të tjera të kësaj jave. Nëse Çelsi dhe Njukasëlli fitojnë në sfidat e tyre respektive këtë fundjavë, atëherë “qytetarët” do të humbasin sërish dy vende nga klasifikimi aktual.

Gjithsesi, beteja për t’u kualifikuar në Champions-in e sezonit të ardhshëm (zënia e një vendi në top 5 të Premier Ligës në fund të kampionatit në vijim) vazhdon për kampionët në fuqi anglezë.

mançester siti kristal palas premier liga

Lini një Përgjigje