
Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 29 në Bundesligë. Leverkuseni ka ngecur në shtëpi në barazim pa gola ndaj Unionit të Berlinit. Me këtë barazim të sotëm, “Aspirinat” e Çabi Alonsos i ka zbehur akoma dhe më shumë shanset për të mbrojtur titullin kampion.
Momentalisht Bajerni kryeson me 5 pikë më shumë se Leverkuseni, por në rast se fiton klasiken ndaj Dortmundit, diferenca do të shkojë në 8 pikë.
Në ndeshjet e tjera, bie në sy humbja në shtëpi e Borusia Mëshengladbah 1-2 ndaj Frajburgut. Me këtë humbje, Mëshengladbah renditet në vendin e 7, aktualisht jashtë zonës së Europës. Në rast se do fitonte sot, do hynte fuqishëm në garë për zonën Champions. Me fitoren sotme Frajburgu renditet në vendin e gjashtë, që të kualifikon në Ligën e Konferencës, por është vetëm 3 pikë larg vendit të katërt që të kualifikon për në Champions League.
Në 3 sfidat e tjera, Boçumi u mund 1-2 nga Augsburg, Hofenhajmi fitoi 2-0 ndaj Maincit dhe Holstein Kiel u mund 1-2 në shtëpi nga St.Pauli.
Lini një Përgjigje