
Në skandalin e ri të basteve të futbollit italian, për të cilin po hetohen futbollistët e Serisë A, hetuesit janë përqendruar gjithashtu te figura e Pietro Marinoni, gjyqtar futbolli amator nga seksioni i Lodit, i cili aktualisht është pezulluar.
Siç ka shpjeguar vetë Tonali gjatë marrjes në pyetje, në tetor të vitit 2023, ai dyshohet se e ka futur në botën e basteve mesfushorin e Njukasëllit. Sipas prokurorëve të Milanos, Marinoni akuzohet për shfrytëzimin e njohurive të tij në sektorin e futbollit profesional, për t’i lidhur futbollistët dhe vendosur ata në kontakt me menaxherët e faqeve të basteve ilegale.
“La Repubblica” shkruan se, sipas hetuesve, Marinoni merrej me mbledhjen e parave që mbulonin borxhet dhe më pas ia dorëzonte ato Tomazo De Xhakomo, njërit nga menaxherët e faqeve të përmendura. Në gusht të vitit 2022, sipas një bisede, ai tregon se do të arbitronte një ndeshje mes Aurora Pro Patria dhe Torres të Serisë D (e cila më pas nuk u luajt, pasi mysafirët ishin rikthyer në Serinë C) dhe kërkonte informacion për kuotat e basteve, të cilat ende nuk ishin shpallur.
Faxhioli i përgjigjet: “Qendro qetë dhe arbitro mirë, në rregull”. Në vitin 2023, kur filluan të qarkullonin thashethemet për hetimin e prokurorisë së Romës, Marinoni shqetësohej. “Çfarë doni nga unë me këtë histori?” – shkruan ai në një bisedë. Dhe Faxhioli i përgjigjet: “Është faji yt që jemi përfshirë në këtë ngatërresë, Pie, fiksoje mirë në kokë”.
Marinoni të nesërmen duhej të arbitronte ndeshjen Monza-Fiorentina U-18, por drejtuesit e arbitrave e pezulluan menjëherë, sapo emri i tij u shfaq në rastin e basteve.
Lini një Përgjigje