TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2025, 18:39

Silvinjo mbërriti në Tiranë dy vite më parë, tekniku kuqezi feston datëlindjen në kryeqytet

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo mbërriti në Tiranë dy vite më parë, tekniku

Silvinjo mbërriti në janar të vitit 2023 në Tiranë, teksa Federata Shqiptare e Futbollit kishte gjetur akordin me ish-trajnerin e Korinthiansit dhe Lionit, që më herët ishte edhe asistent i teknikut të Brazilit, Tite.

Sot, Silvinjo ka një ditë të veçantë, pasi feston ditëlindjen e 51. Braziliani ka kaluar dy vite në drejtimin e Kombëtares shqiptare, duke arritur ta kualifikojë në Europianin e vitit të kaluar.

Aktualisht ai po udhëheq ekipin në fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, teksa ka marrë tri pikë në dy ndeshjet e para, humbje kundër Anglisë dhe fitore me Andorrën. Aktualisht, Silvinjo është duke bërë një tur në Europë, për të takuar lojtarë të caktuar.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje