
Edhe pse me mendjen te ndeshja e kthimit ndaj Bajernit të Mynihut në Champions League, Interi ka bërë detyrën në “San Siro” duke mundur 3-1 Kaljarin, sfidë e vlefshme për javën e 32 në Serinë A.
Zikaltrit gjetën shpejt golin që në minutën e 15 me Arnautoviç, i cili shënoi një gol të bukur pas topit të marrë më gjoks nga Karlos Agusto.
Në minutën e 25 ishte radha e Lautaro Martinez për të dyfishuar rezultatin. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Interin. Pjesa e dytë nisi mirë për miqtë që ngushtuan shifrat me golin e Roberto Pikolit në minutën e 47, i cili shënoi me kokë pas asistit perfekt të Aguelos. Kaljari përfitoi nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtës zikaltër dhe gjeti golin.
Zikaltrit reaguan shpejt dhe shënuan golin e tretë me Jan Bishek, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit e Federiko Dimarkos. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund dhe me këtë fitore Interi shkon momentalisht plus gjashtë pikë nga Napoli, i cili luan të hënën me Empolin.
Lini një Përgjigje