TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2025, 19:01

Ernest Muçi shqetëson trajnerin Silvinjo, fantazisti i kombëtares shqiptare i pafat në përballjen e sotme (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi shqetëson trajnerin Silvinjo, fantazisti i

Lajme të këqija për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Silvinjo ditën e sotme. Aktualisht po zhvillohet përballja mes Beshiktashit dhe Basaksehirit e vlefshme për javën e 31 të Superligës Turke.

Ernest Muçi e nisi përballjen si titullar që nga minuta e parë këtë sfidë, por shumë i pafat. Fantazisti i Kombëtares shqiptare ka pësuar një lëndim dhe është larguar nga fusha e lojës në minutën e 27.

Bëhet fjalë për një tërheqje muskulare që Muçi ka pësuar dhe u zëvendësua nga Zhoao Mario. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të 24-vjeçarit, por do të kuptohet në përfundimin e takimit.

ernest muçi fantazisti i kombëtares shqiptare beshiktash

Lini një Përgjigje