
Në pritje të Serbisë, rivalit të radhës në kualifikueset e Botërorit, Silvinjo gjeti pak kohë për të shijuar nga pranë spektaklin e Barcelonës. Trajneri i Shqipërisë ishte i pranishëm gjatë sfidës me Borusian e Dortmundit, ku ekipi blaugrana dhuroi një show të vërtetë teksa triumfoi me “poker” golash.
Në një intervistë për mediat spanjolle, Silvinjo nuk preferoi t’i përgjigjej pyetjes nëse e fiton Barcelona këtë edicion të Champions League, por theksoi se ekipi i Hansi Flik zhvillon një futboll shumë të bukur. Si një diplomat i vërtetë, Silvinjo dribloi edhe disa pyetje të tjera, në lidhje me garën për “Topin e Artë”, apo kur u pyet që të bënte një krahasim mes Leo Mesit dhe Jamal, kur të dy ishin 17-vjeç.
Sigurisht nuk mund të mungonte dhe një pyetje në lidhje me aventurën e tij në krye të Shqipërisë:
“Ne po kërkojmë gjithmonë lojtarë të rinj, që të mund të bëjmë një tjetër mrekulli. Por po punojë mirë me presidentin, lojtarët janë mirë. Tani po shohim ndeshje, gjëra taktike gjithashtu. Pashë Borusian e Dortmundit, nuk është e lehtë të ndalosh Barcelonën. Unë erdha të shoh Barçën, por edhe Dortmundin, si mund të ndalim një ekip si Barcelona. Nuk është e lehtë, kohët e fundit luajtëm ndaj Anglisë në “Uembli” dhe nuk është e lehtë”, u shpreh Silvinjo.
Lini një Përgjigje