TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2025, 22:27

Kristiano Ronaldo realizon dy gola për 7 minuta, portugezi kthehet si në kohët e vjetra (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kristiano Ronaldo realizon dy gola për 7 minuta, portugezi kthehet si

Kristiano Ronaldo nuk njeh moshë, portugezi nuk rresht së shënuari dhe tashmë regjistron 933 gola në karrierën e tij. Portugezi ka shënuar sonte 2 gola në 7 minuta në sfidën që Al Nasri po luan në shtëpi ndaj Al Rijad.

Miqtë shënuan të parët me Selemani në fund të pjesës së parë dhe e mbyllën atë në avantazh. Al Nasri përmbysi shifrat në pjesën e dytë me dy golat e shpejtë të Ronaldos.

Fillimisht portugezi barazoi shifrat në minutën e 55 pas asistit të Mane, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 62. Portugezi shkundi rrjetën me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Rezultati aktual është 2-1 për Al Nasri, kur duhen edhe 10 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez al nasri

Lini një Përgjigje