TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2025, 21:17

Trajneri i Premier Ligës shtrohet në spital, mungon në ndeshjen delikate për zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri i Premier Ligës shtrohet në spital, mungon në ndeshjen

Trajneri i Njukasëllit, Edi Hau, do të mungojë në ndeshjen e skuadrës së tij kundër Mançester Junajtid, që do të jetë shumë e rëndësishme për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar për këtë situatë të papritur shëndetësore të trajnerit të tij.

Tekniku kishte munguar edhe në konferencën e zakonshme për mediat këtë të premte dhe sot u mësua arsyeja. “Trajneri Edi Hau do të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Mançester Junajtid për shkak të një situate shëndetësore. Trajneri u shtrua në spital të premten në darkë, pasi kishte ditë që ndjehej keq. Stafi mjekësor e mbajti Edin në spital gjatë natës për kontrolle të tjera, të cilat vazhdojnë ende. Ai është i ndërgjegjshëm dhe flet me familjarët e tij, ndërsa vazhdon të marrë ndihmë mjekësore nga specialistët", shkruhej në komunikatën e klubit, pa saktësuar problemin shëndetësor të trajnerit.

edi hau trajneri i njukasëllit

Lini një Përgjigje