TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2025, 21:43

Sulmuesi shqiptar realizon gol të artë për objektivin mbijetesë në Itali, 21-vjeçari bën heroin për ekipin e tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar realizon gol të artë për objektivin

Stiven Shpendi ka realizuar një gol të artë për Karrarezen në Serinë B. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën e Katanzaros në minutën e 81, për t’i dhënë 1 pikë skuadrës së tij në sfidën e vlefshme për javën e 33 të Serisë B.

Objektivi i Karrarezes është mbijetesa në këtë sezon. Aktualisht mbajnë vendin e 11 me 3 pikë më tepër se zona e ftohtë.

Shpendi qendron i huazuar te Karrareze. Në Serinë B ka shënuar tri gola gjatë këtij sezoni dhe ka asistuar dy të tjerë.

stiven shpendi sulmuesi shqiptar karrareze

Lini një Përgjigje