
Teuta arriti të fitonte 2-0 ndaj Tiranës në “Air Albania”. Një takim që u vendos nga dy golat e Emiliano Vilës.
Këtë humbje nuk e kanë kapërdirë dot “Ultrasit bardheblu”, të cilët menjëherë pas sfidës kanë dëmtuar autobusin e durrsakëve.
Sipas informacioneve kur skuadra po kalonte në Shehin “Nënë Tereza” raportohet të jetë sulmuar nga tifozët.
“Më datë 25.03.2023, rreth orës 19:30, te sheshi “Nënë Tereza”, tifozët e ekipit të Tiranës dyshohet se kanë dëmtuar autobusin e tifozëve të Teutës, pas përfundimit të ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – Njofton policia.
Tirana nuk mundi të përfitonte nga disfata e djeshme e Partizanit përballë Kukësit dhe u mund në kryeqytet nga Teuta me rezultatin e pastër 0-2.
Durrsakët zhbllokuan ndehjen në minutën e 10. Kallaku gjuajti nga goditja e dënimit, por topi u bllokua nga muri. Aty u gjend Vila, i cili përfitoi dhe shkundi rrjetën e Bekajt.
Në minutën e 41, Kallaku pati shansin të dyfishonte shifrat, por portieri i Tiranës Bekaj bëri heroin dhe neutralizoi 11-metërshin e goditur nga sulmuesi.
Në minutën e 73, skuadra e drejtuar nga Edi Martini mbeti me 10 lojtarë, pasi Gruda u ndëshkua me kartonin e kuq. 6 minuta më vonë, Emiljano Vila realizoi golin e qetësisë, duke i dhënë 3 pikët ekipit të tij.
Lini një Përgjigje