
Napoli ka hedhur një hap tjetër drejt titullit në Serinë A, pasi ka mundur me rezultatin 2-0 në transfertë Empolin në javën e 24 të kampionatit italian dhe tani kryesojnë përkohësisht me 18 pikë avantazh ndaj Interit.
Në minutën e 17, lojtari shqiptar Ardian Ismajli ishte i pafat teksa realizoi autogol. Në minutën e 29 erdhi edhe goli i dytë për Napolin me Viktor Osimhen, i cili po zhvillon një sezon fantastik.
Një episod i shëmtuar u regjistrua në minutën e 67 të ndeshjes. Mesfushori i Napolit Mario Rui humbi toruan dhe goditi me shkelm kundërshtarin. Një gjest i kushtoi kartonin e kuq pasi arbitri u thirr nga VAR-i.
Lini një Përgjigje