
Jasir Asani ishte protagonisti kryesor në sfidën që skuadra e tij Guangxhu fitoi përballë Suon Bluvings, duke shënuar golin e vetëm të takimit.
Në debutimin e tij në Korenë e Jugut, 27-vjeçari hyri në fushë në minutën e 66 të sfidës dhe në minutën e 89, pasi doli i vetëm përballë portës lëshoi një predhë e cila u përplas në traversë dhe më pas shkoi në rrjetë.
Një gol që me siguri ka vënë në lëvizje edhe trajnerin e kombëtares shqiptare, SIlvinJo. Braziliani po punon intensivisht me stafin e vet për të grumbulluar te kuqezinjtë lojtarët më në formë të momentit. Jasir Asani ka deklaruar disa herë se pret një ftesë nga kombëtarja kuqezi dhe ndoshta ky mund të jetë çasti i duhur për të.
Pritet të shihet se çdo të ndodhë, teksa në 24 mars Shqipëria do të përballet me Uzbekistanin në kuadër të një ndeshje miqësoreje.
Lini një Përgjigje