
Al Nasri ka mundur 3-0 në transfertë ekipin e Damak dhe ka marrë kreun e renditjes në kampionatin e Arabisë Saudite. Protagonisti absolut i ndeshjes ishte Kristiano Ronaldo.
Miqtë shkuan në dhomat e zhveshjes, pasi siguruan një avantazh të dyfishtë pikërisht falë pesë herë fituesit të Topit të Artë.
Ish-ylli i Mançester Juanajtid zhbllokoi ndeshjen në minutën e 18 nga pika e bardhë dhe më pas, pesë minuta më vonë dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij.
CR7 mori një pasim në limitet e zonës së rreptësisë dhe lëshoi një predhë drejt portës që ishte e pakapshme për portierin kundërshtar.
Në minutën e 44 erdhi edhe goli i tretë personal për kampionin portugez, i cili shënoi pa asnjë problem me portën e boshatisur, pas asistit të marrë nga shoku i tij i skuadrës. Rezultati mbeti i pandyrshuar në 45 minutat e dyta.
Ky ishte tregolëshi i dytë për portugezin në tri ndeshjet e fundit të luajtura me Al Nasri dhe i 62 në karrierë. 30 prej këtyre tregolëshave kanë ardhur para moshës 30-vjeç, ndërsa 32 kanë ardhur pas të tridhjetave për CR7.
Lini një Përgjigje