TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2023, 16:47

Çelsi në krizë totale, tifozët kërcënojnë me jetë trajnerin Poter: Kërkojnë vdekjen time dhe familjes sime

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi në krizë totale, tifozët kërcënojnë

Çelsi nuk po kalon një periudhë aspak të mirë si në kampionat ashtu edhe në Champions, me sezonin e “Bluve” që duket se ka marrë fund.

Mediat dhe fansat ja kanë ngjitur një pjesë të madhe të fajit trajnerit Graham Poterit, loja e së cilit nuk po sjell rezultate.

Përpara takimit me Totenhmin, trajneri i “Bluve” u shpreh se ka marrë kërcënime për jetën nga disa ultras të Çelsit, duke përfshirë dhe familjen e anglezit.

Kam marrë disa mesazhe të cilat nuk janë aspak të mira, ku shkruhet se kërkohet vdekja ime dhe e familjes sime. Nëse më pyesni se si unë dhe të dashurit e mi po i marrin këto mesazhe, ta dini që s’është aspak mirë. Ka dy zgjidhje për të reaguar në këtë rast. Nëse do të thoja që nuk më intereson për këto mesazhe atëherë do të gënjeja. Është normale të pranosh kritikat për rezultatet që nuk po i marrim. Tifozët kanë të drejtë të jenë të acaruar, por unë nuk do të ndikohem nga disa abuzime të kota”, u shpreh Poter.

graham poter trajneri i Çelsit tifozët e bluve të londrës

Lini një Përgjigje