TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2023, 16:04

Nuk ka më dyshime, vjen konfirmimi nga kreu i Federatës Polake: Ndeshja me Shqipërinë do të luhet në Varshavë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka më dyshime, vjen konfirmimi nga kreu i Federatës Polake:

Tani nuk ka më dyshime. Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024, do të zhvillohet në Varshavë.

Kreu i Federatës Polake të Futbollit, Çezari Kulesza, konfirmoi se ndeshja Poloni-Shqipëri do të zhvillohet në Varshavë, në stadiumin “PGE Narodoey”.

Ne donim shumë të luanim në shtëpinë e kombëtares polake, pra në “PGE Narodoey”. Ky stadium është me fat për ne, është vendi ku kemi kaluar në Kampionatin Europian të vitit 2016 dhe të vitit 2020, si dhe në Kampionatin Botëror 2018. Në Varshavë donim të luftonim edhe për “EURO 2024”. Punëtori i stadiumit na siguroi se ky objekt do të ishte plotësisht i sigurt dhe gati për t’u përdorur për ndeshjen kundër Shqipërisë në mars”, tha kreu i Federatës Polake.

Në këtë stadium u zhvillua edhe ndeshja e fundit mes Polonisë dhe Shqipërisë, ajo e 2 shtatorit 2021, ku ekipi i Levandovskit fitonte 4-1.

ndeshhja shqipëri-poloni Çezari kulesza kreu i federatës polake të polake

Lini një Përgjigje