TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shkurt 2023, 19:46

“Në trotuar ecën një legjendë, arrestojeni sa më shpejt”! Ronaldo thyen rregullat e qarkullimit rrugor në Arabinë Saudite (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Në trotuar ecën një legjendë, arrestojeni sa më

Kristiano Ronaldo pas transferimit tek Al-Nasri tashmë po jeton në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad. Aty janë gati 7.6 milionë njerëz dhe për këtë arsye shpeshherë krijohet trafik.

Megjithatë, portugezi ishte duke nxituar mbrëmë dhe vendosi të mos respektojë ligjet dhe kulturën e trafikut.

Ronaldo vendosi të anashkalojë një pjesë të turmës duke ngarë makinën e tij në trotuar dhe duke u futur kështu në rrugën kryesore.

Është nënvlerësim të thuash që përdoruesit e tjërë të rrugës janë indinjuar pas kësaj lëvizjeje arrogante të Ronaldos dhe personi që e ka filmuar me celular ka thënë:

Në trotuar ecën një legjendë. Shpresoj ta arrestojnë sa më shpejt!”, bërtiti i zhgënjyer një qytetar i Riadit.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje