TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shkurt 2023, 19:25

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, shefi i famshëm shet fanelat e Mesit dhe Ronaldinjos për të ndihmuar viktimat (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, shefi i famshëm shet fanelat

Burak Uzdemir është një nga shefat e kuzhinës më të njohur në Turqi, i cili përveç vendit të tij, punon shumë edhe në vendet e Lindjes së Mesme.

Kuzhinieri turk është veçanërisht i njohur edhe për marrëdhëniet e tij me futbollistët. Ai është fotografuar me yje të futbollit si Mesi, Ronaldo, Ronaldinjo, Pyjol, Aguero, Eto'o e të tjerë dhe shpesh i takon dhe merr dhuratat e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Burak Özdemir (@cznburak)

Që nga dita që tërmetet vdekjeprurëse goditën Turqinë, Burak nxitoi për të gatuar për viktimat e tërmetit dhe për të ndihmuar bashkatdhetarët e tij sa të mundej.  Shefi i njohur i kuzhinës mendoi të përdorte fanela të firmosura nga yje të futbollit për të mbledhur para për të ndihmuar viktimat e tërmetit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Burak Özdemir (@cznburak)

Nëpërmjet rrjeteve sociale ka nxjerrë në ankand, një fanelë të Lionel Mesit (PSG) dhe një tjetër të Ronaldinjos (kombëtarja e Brazilit) dhe siç ka bërë të ditur ai janë shitur për 1.200.000 lira turke, që janë afërsisht 60.000 euro!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Burak Özdemir (@cznburak)

burak uzdemir shefi i kuzhinës turke

Lini një Përgjigje