TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shkurt 2023, 16:49

Ka trukuar 4 ndeshje dhe ka fituar mbi 360 mijë euro në baste, publikohen pamjet e një prej sfidave të dyshuara të Llapit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ka trukuar 4 ndeshje dhe ka fituar mbi 360 mijë euro në baste,

Futbolli kosovar është përfshirë nga një skandal i rëndë, pasi policia franceze ka arrestuar 9 persona me akuzën e përfitimit nëpërmjet manipulimit të rezultateve sportive, falë lidhjeve me një klub kosovar. Fillimisht nuk u bë i ditur emri i klubit e më pas ishte francezja “Le Parisen”, e cila bëri të ditur se bëhej fjalë për klubin e Llapit në Superligën e Kosovës.

Sipas informacioneve të para, dyshohet për të paktën 4 ndeshje të trukuara dhe mbi 360 mijë euro të fituara nëpërmjet basteve sportive që janë vendosur në territorin francez e që kanë shtyrë policinë vendase të ndërhyjë.

“Koha.net” ka publikuar një video të ndeshjes mes Llapit dhe Feronikelit, të luajtur më 24 shkurt të vitit 2022, ku vendasit fituan me shifrat 4-2. Sipas medias kosovare, kjo është një ndër ndeshjet e dyshuara si të trukuara. Golat e pësuar nga Llapi në pjesën e dytë të ndeshjes mendohet se janë ato që kanë sjellë manipulimin e rezultatit.

 

llapi skuadra kosovare

Lini një Përgjigje