
Përfundojnë dy ndeshjet e javës së 23 të Abissnet Superiore.
Është mbyllur me fitoren e Egnatias me rezultatin 3-2 dueli në “Adush Muça” mes rrogozhinasve dhe Bylisit.
Pjesa e parë ishte shumë e vakët për pasi asnjëra nga skuadrat nuk do të mund të gjenin golin. 45-minutat e dyta do të ishin një spektakël i vërtetë. Plot 5 gola do të shënoheshin.
Fillimisht ishte Bylis që shënoi me Lajthian në minutën e 47. Nuk vonoi shumë edhe goli i barazimit. Xhekson shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 54, ndërsa Damçevski u ndëshkua me kartonin e kuq.
Rrogozhinasit shënuan përsëri në minutën e 63 me Duamenën, teksa Atanda tundi sërish rrjetën e Teqjas në minutën e 85. Kur u mendua se llogaritë e kësaj sfide u mbyllën erdhi edhe goli i 5. Këtë herë ballshiotët realizuan me Trumçin në minutën e 87.
Pas kësaj fitoreje, Egnatia ngjitet në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Bylisi me 27 mbetet në vendin e 9 në tabelën e klasifikimit.
Kukësi ka mundur me rezultatin 1-0 në shtëpi Partizanin. Sfida nisi mjaft mirë nga të dyja skuadrat, të cilat provuan me rastet e tyre, por në minutën e 22 ishte kapiteni Gjelbrim Taipi, i cili me një gjysmë-roveshatë ndëshkoi “Demat”.
Këta të fundit provuan disa herë dhe në pjesën e dytë, por mbrojtja e vendasve ishte e pakalueshme.
Kështu Kukësi shkon në vendin e tetë me 28 pikë, ndërsa Partizani vazhdon në vendin e dytë me 37 pikë, teksa do të shpresojë te një gafë e Tiranës dhe Vllaznisë ditën e nesërme.
Lini një Përgjigje