
Vështirësitë financiare të Barcelonës janë të dokumentuara mirë. Ata janë në kufirin e tyre kur bëhet fjalë për Fair Play Financiar dhe kufirin e pagave në La Liga, dhe ka pretendime se ata duhet të ulin faturën e tyre të pagave në verë me 200 milionë euro.
Për shkak të kësaj situate, pritet që katalanasit të bëjnë disa shitje në merkaton e verës së ardhshme, me të paktën një largim të rëndësishëm që pritet të ndihmojë në balancimin e financave.
Kjo marrëveshje mund të kishte ndodhur në janar, me raportet nga Sport që thonë se pretendentët për titullin kampion në Premier Ligë, Arsenali i ofroi Barçës 70 milionë euro për Rafinjën gjatë merkatos së janarit.
Braziliani ishte shumë afër me një lëvizje te Topçinjtë, pas konfirmimit se ata kishin humbur Mikhailo Mudrik, i cili u transferua te Çelsi. Megjithatë, me Osman Dembele që pësoi një dëmtim në kofshë në fund të janarit, Rafinja u mbajt nga klubi.
Është një vendim që ka rezultuar i frytshëm, me Rafinja që ka qenë në formë të shkëlqyer që nga dëmtimi i Dembele dhe Barcelona do të shpresojë që ai të mund ta vazhdojë formën e tij të mirë në mbrëmje kundër Mançester Junajtid në Europa League.
Lini një Përgjigje