
Dhuna kthehet në futbollin italian në formën më të keqe të mundshme. Në konferencën për shtyp, drejtori i përgjithshëm i Breshias, Luixhi Misheli, bëri të ditur ngjarjen e rrezikshme.
Ditët e fundit, disa persona të panjohur kanë tentuar të sulmojnë presidentin Masimo Selino. Një grup i vogël pseudo-tifozësh e kanë pritur Selinon në dalje të qendrës sportive Torbole, të “armatosur” me rripa. Një agresion që do të pasohet me një denoncim në forcat e rendit.
Një episodi i rëndë ka ndodhur edhe në Françavila Fontana, në provincën e Brindisit. Makina e trajnerit të Virtus (që luan në Serinë C) Antonio Kalabro u qëllua nga dy të shtëna me armë, ndërsa ishte parkuar poshtë shtëpisë. Tekniku puliez ka bërë denoncim pranë Karabinierëve ndaj personave të panjohur.
Ky është edhe shënimi i lëshuar nga Virtus: “Shoqëria mëson me shqetësim lajmin që përfshin teknikun Antonio Kalabro. Ai ishte viktimë sonte e një episodi shumë të rëndë, që ndodhi në shtëpinë e tij në Melendunjo. Klubi, komuniteti dhe i gjithë mjedisi futbollistik frankavilez shpreh solidaritetin dhe afërsinë me trajnerin Antonio Kalabro, viktimë e këtij akti burracak”.
Lini një Përgjigje