TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shkurt 2023, 17:37

“Ikardi u dashurua teksa po bëja makarona me gjalpë”, Uanda Nara çudit me deklaratën e saj: Më rifitoi me një çantë 300 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti
“Ikardi u dashurua teksa po bëja makarona me gjalpë”,

Akuzat për tradhëti dhe ndarja e Uanda Narës nga futbollisti i Gallatasarajit, Mauro Ikardi ishte një ndër lajmet më të bujshme në median rozë. Pavarësisht të gjithave, ata janë sërish bashkë dhe siç deklaron modelja argjentinase ata janë shumë të lumtur.

Në një intervistë të fundit për emisionin “Belve”, ajo zbuloi se Ikardi e rifitoi duke i dhuruar një çantë 300 mijë euro.

Mauro më rifitoi duke më dhuruar një çantë 300 mijë euro. Ai është burri im. Shpresojmë të jemi bashkë për gjithë jetën. Ai ra në dashuri me mua jo në një lokal nate, por kur po bëja makarona me gjalpë dhe isha me pizhame. Aktualisht jemi shumë të lumtur në Turqi. Jemi mirë në Stamboll”, u shpreh Uanda Nara.

uanda nara mauro ikardi futbollisti i gallatasarajit

Lini një Përgjigje