TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shkurt 2023, 16:55

Shuhet në moshën 77-vjeçare zëri brilant i futbollit, ka komentuar në 10 Kupa Bote dhe po aq kampionate europiane

Shkruar nga Pamfleti
Shuhet në moshën 77-vjeçare zëri brilant i futbollit, ka

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare komentatori i njohur britanik, Xhon Motson. I njohur ndryshe si “Motty”, u bë shumë i njohur kur filloi të komentonte futbollin në “BBC” në vitin 1971.

Motson në gjithë karrierën e tij ka mbuluar 10 Kupa Bote dhe po aq kampionate europiane. 29 finale të FA Cup, duke u kthyer në zërin brilant të të gjithë sportdashësve.

Ndeshja e fundit që ai komentoi ishte përballja e Kristal Palas-Uest Bromuiç Albion në vitin 2018. Në të njëtën kohë, ai u bë i njohur gjerësisht për bashkëpunimin e tij me “EA Sports”, pasi që nga viti 1996 zëri i tij shfaqet në komentet e videolojës më të njohur, FIFA.

xhon motson

Lini një Përgjigje