
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur gjatë natës për teknikun italian, Antonio Kalabro.
Mediat italiane kanë raportuar se trajneri i ekipit të Virtus Françavila në Serinë C, është zgjuar nga zhurma e dy të shtënave me armë, të cilën ai e kishte të parkuar poshtë shtëpisë së tij.
Kalabro ka bërë denoncim në polici dhe ende nuk bëhet me dije ndonjë pistë dyshimi. Për këtë ngjarje, ka reaguar edhe klubi.
“Klubi mëson me shqetësim lajmin që përfshin trajnerin Antonio Kalabro, viktimë e një episodi shumë të rëndë që ndodhi poshtë shtëpisë së tij në Melendunjo.
Klubi, komuniteti dhe i gjithë mjedisi i futbollit të Francavila shprehin solidaritetin dhe afërsinë me Antonion, viktimë e këtij akti të pafalshëm”.
Antonio Kalabro është emër i njohur në futbollin italian, i dalë si futbollist nga akademia e Lacios.

Lini një Përgjigje