TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2023, 22:15

Onana kapet me shokun e ekipit, Otavio acaron “San Siron”, tensione në ndeshjen Inter-Porto (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Onana kapet me shokun e ekipit, Otavio acaron “San Siron”, tensione

Pjesa e parë mes Interit dhe Portos u mbyllu në barazim 0-0, teksa nuk munguan rastet për të dy skuadrat, sidomos zikaltërit, por edhe nga portugezët që patën shansin më të mirë për të shënuar dhe Onana i tah “JO”, duke kryer pritje me këmbë e më pas topi për fat doli ngjitur me shtyllën. Interi rrezikoi me Lautaro, Çalhanoglu dhe madje pati edhe protesta per nje kontakt brenda zonës.

Por, ishin dy momente të nxehta. Protagonist Onana, ashtu si Barela-Lukaku në ndeshjen e kampionatit përpara dy javësh. Portieri i bërtiti Xhekos në distancë dhe i kërkoi ta qepte gojën, teksa sulmuesi i tha diçka në lidhje me pasimet e munguara. Ndërhyri Çalhanoglu për ta heshtur.

Më pas ishte Otavio ai që nuk i ktheu topin Interit për një moment fair play, duke bërë që të kishte nje sherr disa sekonda. Hyri edhe Inzagi në fushën e blertë, duke ndarë të dy ekipet, ashtu edhe arbitri kryesor. Interi pati një shans në fund me Bastonin me kokë, por portieri Kosta kreu mrekulli…

andre onana portieri i interit uefa women champions league

Lini një Përgjigje