
Pike prej muajsh tashmë është në një lidhje me Klara Çia Marti, e cila u bë shkak edhe për ndarjen e futbollistit me Shakirën. Menjëherë pasi fansat e morën vesh, ata u khtyen kundër Klarës, duke i dalë kudo që ajo është prezente.
Tashmë çifti nuk kanë kursyer as dalejet e tyre publike dhe rrjedhimisht nuk i shpëtojnë as syrit të fansave të këngëtares kolumbiane.
Por një ngjarje e turpshme i ka ndodhur sot çiftit, të cilët kanë qenë protagonist në një restorant nga i cili u detyruan të largoheshin.
Siç bëjnë me dije mediat, ish-mbrojtësi i Barçës është përzënë nga pronari i restorantit, me këtë të fundit që u përfol se ishte një fans i Shakirës.
Gjithashtu në rrjet u bë virale dhe një video ku çifti shfaqen duke u larguar nga restoranti tepër të nxehur pas situatës që u krijua.
Lini një Përgjigje