TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shkurt 2023, 16:10

Policia arreston 6 persona, një tjetër ndeshje e futbollit spanjoll nën hetim për trukim rezultati

Shkruar nga Pamfleti
Policia arreston 6 persona, një tjetër ndeshje e futbollit spanjoll

Ndeshja e luajtur mes Hurakan Melila dhe Levante ka përfunduar nën lupën e hetuesve. Sfida e zhvilluar 2 dhjetorin e kaluar përfudnoi 0-8 për Levanten dhe ishte e vlefshme për Kupën e Mbretit.

La Liga është gati të hapë një dosje për trukimin e mundshëm të ndeshjes. Gjykata e Melila tashmë ka hapur një hetim. Një ish lojtar i Hurakanit është arrestuar nga policia për rolin e tij në një shoqatë kriminale që synonte të bënte fitime në botën e basteve sportive.

Dyshohet se policia ka arrestuar gjashtë persona, por vetëm ish-futbollisti është në paraburgim.

hurakan melila levante kupa e mbretit

Lini një Përgjigje