TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2023, 22:55

Lukaku i jep fitoren e madhe Interit përballë Portos, Siti dhe Lajpcigu lënë të hapur kualifikimin

Shkruar nga Pamfleti
Lukaku i jep fitoren e madhe Interit përballë Portos, Siti dhe

Përfundojnë dy ndeshjet që mbyllin fazën e 1/16 të Champions League. Mançester Siti është surprizuar nga Lajpcigu, teksa i ka mbyllur 90 minutat e këtij takimi në barazim 1-1, duke lënë të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit.

Skuadra e Pep Guardiolës zhbllokoi shifrat në minutën e 27. Një top i vjedhur në gjysmë-fushën e vendasve, që u pasua te Mahrez, depërtoi në qendër dhe me të majtën sulmuesi nuk i la asnjë hapësirë ndërhyrjeje portierit gjerman.

Lajpcigu e nisi pjesën e dytë në sulm dhe u shpërblye në minutën e 70 duke barazuar rezultatin. Për gjermanët realizoi Josko Gvardiol duke befasuar anglezët. Pas një goditje nga këndi, mbrojtësi kërceu mbi të gjithë duke realizuar me kokë. Kualifikimi do të zgjidhet ndeshjen e kthimit në "Etihad Stadium".

Ndeshja tjetër; Inter-Porto që u luajt në “San Siro” është mbyllur me fitoren e zikaltërve me rezultatin minimal 1-0.

Pjesa e dyte nisi nisur direkt me drithërima. Ishin zikaltërit që ngacmuan diagonalen me topin që doli pak ngjitur me shtyllën. Por, rastin më të mirë patën portugezët kur Onana bëri një pritje të dyfishtë brenda zonës, teksa Zhoao Mario mori krahun e djathtë bukur, krosoi dhe më pas dy herë Zaidu tentoi dhe më pas Taremi…

Megjithatë, kartoni i kuq i Otavios detyroi Porton të kthehej mbrapa. Inzagi futi në fushë një ekip edhe më shumë sulmues dhe ishte një krosim i bukur nga Barela për Lukakun. Sulmuesi goditi me kokë, por shtylla e ndali. Topi u kthehet sërish dhe më pas e pati të lehtë për ta dërguar në rrjetë duke zhbllokuar sfidën dhe duke i dhënë fitoren Interit.

inter porto mançester siti lajpcigu champions league

Lini një Përgjigje