TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shkurt 2023, 20:45

Një engjëll shpëton Juven në Europë, Di Maria me “hat trick” i jep kualifikimin bardhezinjve, Lacio ia del në transfertë

Shkruar nga Pamfleti

Një engjëll shpëton Juven në Europë, Di Maria me

Juventusi ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 Nantën në ndeshjen e kthimit të playoff-it të Europa League dhe ka siguruar një vend në 1/8-at e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të UEFA-s. Ndeshja e parë u mbyll në barazim 1-1.

Të 3 golat u shënuan nga Di Maria, i cili ishte në një formë të jashtëzakonshme. Goli i parë erdhi nga një goditje spektakolare e argjentinasit, ndërsa i dyti nga pika e bardhë e penalltisë. Për të 3-tin e tij, u nevojit konfirmimi i VAR-it.

Ky ishte tregolëshi i parë për Angel Di Marian me fanelën bardhezi.

Sportingu fitoi 0-4 në fushën e Midtyland. Në Eindhoven, PSV-së nuk i mjaftuan dy gola për kualifikimin dhe Sevilja kalon më tej.

Lacio menaxhoi më së miri fitoren 1-0 në Itali ndaj Kluzhit në Ligën e Konferencës, teksa sonte në Rumani u mjaftua me një sfidë ku s’pati gola.

juventus sevilja lacio europa league liga e konferencës

Lini një Përgjigje