TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shkurt 2023, 19:53

Champions League nuk flet më anglisht, ekipet e Premier Ligës nuk janë më të pathyeshëm dhe as favoritët kryesorë

Shkruar nga Pamfleti

Champions League nuk flet më anglisht, ekipet e Premier Ligës nuk

Prej vitesh, Premier Liga është kthyer në SuperLigën e vërtetë të futbollit evropian. Dominimi i ekipeve britanike në Evropë ka qenë shumë i madh, por këtë vit situata ka ndryshuar jo pak, të paktën deri më tani.

Xhiro e parë e ndeshjeve në fazën e 1/8 në Champions League tregoi se anglezët nuk janë më të pathyeshëm, e as favoritët kryesorë. Liverpuli pësoi një humbje të rëndë brenda në “Anfield” nga Reali i Madridit, Çelsi u mposht në transfertë nga Borusia e Dortmundit, Milani mposhti Totenhemin, ndërsa Mançester Siti ngeci në transfertë përballë Lajpcigut. Nga të katër ekipet britanike në këtë fazë, vetëm “Qytetarët” shihen si favoritët për të kaluar më tej.

Në fakt, jo vetëm ekipet britanike, ky edicion i Champions League është disi i veçantë, pasi as Spanja nuk është mes më të mirëve, Barcelona përfundoi në Europa League, ndërsa Atletiko e Madridit u zhduk nga të gjithë kompeticionet. Ndryshe nga vitet e fundit, në nivele të larta është rikthyer Seria A me tre ekipe në fazën e 1/8, Milani, Interi dhe Napoli, të tjera favorite për të vijuar më tej.

champions league ekipet e premier ligës

Lini një Përgjigje