TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shkurt 2023, 22:16

Sherr në fund të ndeshjes, tifozi futet në fushë dhe sulmon portierin serb: Më mirë të mos them se çfarë do t’i kisha bërë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sherr në fund të ndeshjes, tifozi futet në fushë dhe sulmon

Pas përfundimit të ndeshjes PSV-Sevija, një tifoz i skuadrës holandeze hyri në fushë. Ekipi i tij fitoi nuk u kualifikua dhe kjo i irritoi tifozët. Tifozi në fjalë hyri në fushë për të sulmuar portierin e Sevijas serbin, Marko Dimitroviç. Por serbi e shtriu përtokë tifozin dhe priti stjuardët, derisa ta nxirrnin jashtë nga fusha tifozin.

Gjyqtari Daniele Orsato ndërpreu ndeshjen, lojtarët e Sevijas u vërsulën drejt zonës së penalltisë dhe tentuan të ndajnë dy pretendentët. Dimitroviç e kishte mobilizuar atë tifoz, i cili me siguri u arrestua menjëherë pas kësaj, dhe me siguri do të ndalohet nga stadiumet holandeze.

Portieri serb në një bisedë të zjarrtë me “Cadena COPE” ka përdorur fjalë mjaft të qarta dhe në reagimin e tij tha: “Nëse më sulmojnë do të mbrohem. Më mirë të mos them se çfarë do t’i kisha bërë dhe për fat kam mbetur i vetedijshëm në vendin ku kam qenë”.

marko dimitroviç portieri i sevijas europa league

Lini një Përgjigje