TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shkurt 2023, 22:54

Juanjtid i tregon rrugën pa kthim Barçës, Roma bën detyrën në shtëpi dhe kualifikohet, Unioni i Berlinit “hirushe” edhe në Europa League

Shkruar nga Pamfleti

Juanjtid i tregon rrugën pa kthim Barçës, Roma bën

Përfundojnë ndeshjet e fazës së 1/16 në Europa League. Mançester Juantid ka bërë përmbysjen e madhe ndaj Barcelonës, duke siguruar kualifikimin në raundin e 1/8. “Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultatin 2-1.

Në minutën e 18, katalanasit kaluan në avantazh. Bruno Fernandesh rrëzoi në zonë Balde, duke shkaktuar penallti. 11-metësrhin e mori përsipër Levandovski, i cili u tregua i saktë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Junajtid reagoi pas një aksioni të bukur që pa protagonist Bruno Fernandesh qe shërbeu një super asist për Fred, që nuk fali përpara portës duke mposhtur Ter Shtegen.  

Në minutën e 73, skuadra e drejtuar nga Ten Hag gjeti golin e kualifikimit, me një aksion që zgjati mes tentativave të Junajtid, deri kur Antoni finalizoi me një gjujatje të bukur diagonale.

Roma ka mposhtur Salcburgun me rezultatin e pastër 2-0, duke siguruar kualifikimin. U deshën 36 minuta që ekipi i Zhoze Murinjos të zhbllokonte shifrat. Përshpejtim i pabesueshëm nga Spinacola, i cili arriti në fundore dhe u fut në mes, ku krosoi për Belotin, i cili u tregua i saktë me kokë.

Pas këtij goli, verdhekuqtë u çliruan dhe gjetën edhe golin e kualifikimit me Dibalën në minutën e 41 të sfidës.

Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e thellë e Unionit të Berlinit ndaj Ajaksit me shifrat 3-1, duke qenë “hirushja e Bundesligës”, ekipi që vazhdon më tej.

roma mançester junajtid europa league ajaks barcelona

Lini një Përgjigje