TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shkurt 2023, 16:03

Tronditet futbolli kosovar, arrestime në Francë për qindra mijëra euro fitime nga bastet sportive

Shkruar nga Pamfleti

Tronditet futbolli kosovar, arrestime në Francë për qindra

Një skandal i rëndë ka përfshirë futbollin kosovar, pasi në Francë janë kryer arrestime nga policia si pjesë e një hetimi për manipulimin e rezultateve në Superligën e Kosovës nga persona me bazë në Francë.

Juridiksioni i Specializuar Ndërrajonal i Nansi (Jirs), i cili merret më luftën ndaj krimit të organizuar, ka sinjalizuar se prej një viti ndjek futbollin kosovar dhe manipulimin e rezultateve të ndeshjeve atje, nga një klub në veçanti.

Shërbimi Qendror i Garave dhe Lojërave ka hetuar për gati një vit korrupsionin sportiv dhe mashtrimin e organizuar që përfshin një klub futbolli të elitës së futbollit në Kosovë”, shkruhet në komunikatën e Jirs, e cila ka autorizuar policinë franceze të bëjë ndalimet e personave të përfshirë që janë me qendrim në Francë.

Emri i klubit nuk është publikuar, por analizat e koeficientëve raportohet se bëjnë të besueshme konfirmimin e manipulmit të rezultatit. Sipas “Le Figaro”, janë identifikuar anëtarë të një rrethi të gjerë familjar të ndarë mes Francës dhe Kosovës. Ata kanë organizuar manipulimin e ndeshjeve dhe kanë përfituar, sipas të njëjtave burime, mbi 360 mijë euro nga të paktën 4 takime.

juridiksioni i specializuar ndërrajonal i nansi futbolli kosovar

Lini një Përgjigje