
Kategoria e Parë ka luajtur ndeshjet e para të javës së 17, ku 10 skuadra zbritën në fushë.
Skënderbeu arriti një fitore 2-1 në fund përballë Luzit në shtëpi, duke u ngjitur përkohësisht në krye të renditjes.
Surprizën e bëri Turbina, e cila mundi në shtëpi Korabin, me këtë të fundit që shihej si pretendent për një nga dy vendet e para.
Oriku mori një fitore të rëndësishme 2-1 përballë Burrelit, ndërsa takimet Lushnja-Apolonia dhe Tërbuni-Besëlidhja u mbyllën në barazim.
Lini një Përgjigje