
Reparti i mesfushës ka qenë një nga më të diskutuarit në radhët e Arsenalit gjatë merkatos së dimrit, aty ku firmosja me Zhorzhinjon do të habiste këdo, jo vetëm tifozët e Çelsit. Edhe pse rivaliteti mes klubeve në fjalë është i madh, kjo nuk e pengoi mesfushorin të zbarkonte në “Emirates Stadium”.
Së fundmi braziliani ka rrëfyer detaje interesante në lidhje me pritjen që i është bërë nga Arsenali dhe ajo se çfarë e ka befasuar më tepër:
“Konkurrenca në Angli është shumë e madhe edhe në kampin e lojtarëve. Nuk e mendoja se do të më rezervonin pritje kaq të ngrohtë. Personazhi që më la shijë më të mirë ishte pa dyshim Granit Xhaka. Është e vërtetë që në patëm disa zënka muaj më parë, por ja që jeta është e çuditshme dhe ne tashmë luajmë për të njëjtin klub, qëllim dhe më tepër sesa thjesht shok skuadre. Ambientimi gjithmonë kërkon kohën e vet dhe në këtë rast m’u gjend pranë Xhaka. E pyeta se ku mund të darkoja dhe 30-vjeçari më rezervoi një tavolinë, madje kishte kryer pagesën.
Gjest shumë fisnik, faleminderit do të ishte fraza më modeste pas gjithë kësaj skene”, do të pohonte mes notash vlerësimi ish-lojtari i Çelsit. Futbollisti në fjalë do t’i bashkohej “Topçinjve” në një moment shumë delikat rreth objektivave, ku 31-vjeçari nuk ndryshoi vetëm ngjyrën e fanelës, por edhe synimet. Të besuarit e Mikel Artesës duelojnë në triumfin e ligës vendëse, ndryshe nga ajo situatë e turbullt e kapluar në “Stamford Bridge” ku Zorzhinjo gjendej. Personazhi në fjalë nuk e pati të vështirë të tregonte edhe arsyet e këtij largimi të beftë:
“Kisha folur me drejtuesit e “bluve” dhe e kuptova që nuk bëja pjesë në planet e tyre, kështu që ndoqa rrugën e largimit. Ndonjëherë duhet të jesh i kuptueshëm në ndërmarrjen e misioneve të reja, edhe pse rreziku është i madh. Më pas Arteta ma bëri më të lehtë zhvendosjen brenda 48 orësh”, tha braziliani për “DAZN”.
Lini një Përgjigje