TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2023, 17:33

Dhuna në sfidën Gramshi-Valbona, ja momenti kur goditet arbitri në ndeshjen e Kategorisës së Dytë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna në sfidën Gramshi-Valbona, ja momenti kur goditet arbitri

Ndeshja mes Gramshit dhe Valbonës në Kategorinë e Dytë, u ndërpre në minutën e 54 pas dhunës së ushtruar nga futbollistët e skuadrës vendase ndaj arbitrit, Anxhi Lushi.

Kryesori akordoi një penallti në favor të tropojanëve, ndërsa futbollistët e Gramshit nuk e kanë pranuar si vendim dhe i janë kthyer arbitrit duke e goditur me grusht.

Ashtu siç shikohet në video një tifoz është futur në fushë për të goditur arbitrin nga Tirana, Anxhi Lushi. Të pranishëm ishin edhe forcat e policisë të cilët qetësuan situatën duke dërguar futbollistët në dhomat e zhveshjeve.

 

valbona gramshi kategoria e dytë

Lini një Përgjigje