TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2023, 17:55

Dortmundi mposht Hofenheimin dhe kryeson Bundesligën, askush si Brandt në kampionatin gjerman

Shkruar nga Pamfleti

Dortmundi mposht Hofenheimin dhe kryeson Bundesligën, askush si Brandt

Dortmundi ka mundur me rezultatin minimal 0-1 Hofenheimin në transfertë, në ndeshjen e javës së 22 të Bundesligës. Verdhezinjtë marrin kështu një sukses që i çon ata në vendin e parë, duke lënë prapa Bajernin e Mynihut.

Sfida u vendos nga një gol i Brandt pas 43 minutash lojë. Mysafirët “tundën rrjetën” edhe me Ulf, por goli u anulua për faull.

Në ndeshjen e sotme kundër Hofenheimit, Julian Brandt ka shënuar në ndeshjen e tij të katërt radhazi të luajtur në Bundesligë. Asnjë lojtar tjetër i kampionatit gjerman nuk ka pasur një ecuri të tillë në vitin 2023.

borusia e dortmundit hofenheim bundesliga

Lini një Përgjigje