TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2023, 18:30

Arsenali nuk e lëshon kreun, “Topçinjtë” presin dhuratë nga ‘Qershitë’

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali nuk e lëshon kreun, “Topçinjtë” presin

Arsenali ka mposhtur me rezultatin 0-1 ndaj Leisterit në javën e 24 të Premier Ligës. Gabriel Martineli realizoi golin e vetëm në minutën e 46.

Deri në përfundim të takimit nuk pati më gola të tjerë dhe “Topçinjtë” morën një fitore të madhe që i mban në krye të klasifikimit.

Me këtë fitore, Arsenali ka 57 pikë duke mbajtur kreun, ndërsa Leisteri ka 24 pikë dhe është në vendin e 14.

Tani londinezët do të presin një dhuratë nga Burnmuthi, skuadër që në Angli njihet me pseudonimin “The Cherries” (Qershitë), që do të presin Mançester Sitin në shtëpi në orën 18:30.

Premier Liga sa vjen e bëhet më interesante, teksa kemi hyrë në një fazë vendimtare.

arsenal leister premier liga

Lini një Përgjigje