
Përfundojnë 2 ndeshjet që mbyllin javën e 23 të Abissnet Superiore. Tirana nuk ka mundur të përfitojë nga disfata e djeshme e Partizanit përballë Kukësit dhe është mundur në kryeqytet nga Teuta me rezultatin e pastër 0-2.
Durrsakët zhbllokuan ndehjen në minutën e 10. Kallaku gjuajti nga goditja e dënimit, por topi u bllokua nga muri. Aty u gjend Vila, i cili përfitoi dhe shkundi rrjetën e Bekajt.
Në minutën e 41, Kallaku pati shansin të dyfishonte shifrat, por portieri i Tiranës Bekaj bëri heroin dhe neutralizoi 11-metërshin e goditur nga sulmuesi.
Në minutën e 73, skuadra e drejtuar nga Edi Martini mbeti me 10 lojtarë, pasi Gruda u ndëshkua me kartonin e kuq. 6 minuta më vonë, Emiljano Vila realizoi golin e qetësisë, duke i dhënë 3 pikët ekipit të tij.
Me këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e 6 me 31 pikë, ndërsa Tirana ruan vendin e parë me 40 pikë.
Në ndeshjen tjetër, as Vllaznia nuk ka përfituar nga hapi fals i rivalëve për titull dhe është ndalur nga Kastrioti. Krutanët kanë mposhtur shkodranët me rezultatin minimal 0-1 në “Loro Boriçi”.
Heroi i skuadrës Emiljano Çelës ishte Mihana. Mehmeti dha një pasim perfekt për Mihanën dhe ky i fundit pasi shmangu pozicionin jashtë loje, kaloi me lehtësi Zogoviç dhe dërgoi topin në rrjetën e boshatisur.
Me këtë fitore, Kastrioti mbetet në vendin e 10 me 23 pikë, ndërsa Vllaznia rendite në vendin e 3 me 35 pikë.
Lini një Përgjigje