TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Dhjetor 2023, 16:35

FSHF mbështet UEFA-n: Nuk ka vend për asnjë lloj Super Lige në Europë, futbolli është i hapur për të gjithë

Shkruar nga Pamfleti

FSHF mbështet UEFA-n: Nuk ka vend për asnjë lloj Super Lige

Ditën e sotme, Gjykata Europiane e Drejtësisë i dha dritën jeshile krijimit të Super Ligës së Europës.

Kjo Gjykatë vendosi në favor të Superligës, e cila kishte apeluar monopolin nga UEFA dhe FIFA. Më tej, theksohet se “organizimi i garave të futbollit dhe shfrytëzimi i të drejtave të medias përbëjnë, megjithatë, veprimtari ekonomike. Ato duhet të respektojnë rregullat e konkurrencës dhe lëvizjes së lirë, edhe nëse veprimtaria ekonomike e sportit karakterizohet nga disa specifika, si p.sh. si ekzistenca e shoqatave me kompetenca rregullatore, kontrolluese dhe sanksionuese”.

"UEFA mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur piramidën europiane të futbollit, duke siguruar që ajo të vazhdojë t’i shërbejë interesave më të gjera të shoqërisë. Ne do të vazhdojmë të formësojmë modelin europian të sportit së bashku me federatat kombëtare, ligat, klubet, tifozët, lojtarët, trajnerët, institucionet europiane, qeveritë dhe partnerët e saj.

Ne besojmë se piramida europiane e futbollit e bazuar në solidaritet, të cilën tifozët dhe të gjithë palët e interesuara e kanë shpallur si modelin e tyre të pazëvendësueshëm, do të ruhet nga kërcënimi i evazionit nga ligjet europiane dhe kombëtare”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.

Në mbrojtje të UEFA-s ka dalë edhe Federata Shqiptare e Futbollit. Nëpërmjet një statusi në Facebook, FSHF-ja shprehet se tifozët, lojtarët trajnerët, federatat, klubet, ligat dhe të gjithë ata që e duan lojën e bukur të futbollit nuk kanë vend për asnjë lloj Super League në Europë.

Gjithashtu organi më i lartë qeverisës i futbollit në vendin tonë thekson faktin se meritat sportive janë ato ku bazohemi dhe futbolli është i hapur për të gjithë.

Statusi i Federatës Shqiptare të Futbollit në Facebook: 

???? Tifozët, lojtarët, trajnerët, federatat, klubet, ligat dhe të gjithë ata që e duan lojën e bukur të futbollit thonë njëzëri:

"Nuk ka vend për asnjë lloj 'Super League' në Europë. Meritat sportive janë ato ku bazohemi. Futbolli është për të gjithë, i hapur për të gjithë".

MERITOJENI NË FUSHË!

federata shqiptare e futbollit superliga e europës

Lini një Përgjigje