TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Dhjetor 2023, 20:19

“Shihemi më vonë”, Armando Broja ‘nxjerr blof’ lojtarin brazilian të Njukasëllit në Kupën e Anglisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Shihemi më vonë”, Armando Broja ‘nxjerr blof’

Armando Broja nuk luajti titullar mbrëmë me Çelsin ndaj Njukasëllit në EFL CUP, por trajneri Poçetino vendosi ta aktivizonte pas 30 minutash lojë. Sulmuesi shqiptar realizoi gol që u konsiderua i parregullt, ndërsa pak më vonë ra në sy një lëvizje fantastike e tij.

Siç shihet në video, Broja me një kalim unik “mashtron” Bruno Guimaresh, me brazilianin që shkon nga krahu tjetër.

Gjithashtu edhe faqja zyrtare e Çelsit e kaloi një hap më tej këtë lëvizje të Brojës, teksa në mbishkrimin e videos thuhej: “Shihemi më vonë”, drejtuar lojtarit të Njukasëllit.

Lojtari kuqezi vjen pas një periudhe shumë të vështirë, ku mbeti jashtë fushave për shkak të një dëmtimi. Gjithsesi, gjithçka duket se është hedhur pas krahëve dhe futbollisti është gati për të kontribuar për Blutë e Londrës në këtë fazë të rëndësishme të sezonit.

armando broja sulmuesi kuqezi njukasëll

Lini një Përgjigje