
Miliarderi rus, Roman Abramoviç, humbi ditën e mërkurë çështjen e tij gjyqësore kundër sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian, pas pushtimit rus të Ukrainës.
Zyrtarët rusë dhe një mori biznesmenësh rusë, si Abramoviç, u përballën me sanksione. Përveç kësaj, BE ngriu asetet ruse me vlerë qindra miliarda dollarë.
Abramoviç kishte paraqitur një sfidë ligjore, megjithatë, në gjykatën e BE-së, mbështeti sanksionet ndaj tij.
“Gjykata e Përgjithshme hedh poshtë ankesën e zoztit Abramoviç, duke ruajtur kështu masat kufizuese të marra ndaj tij. Këshilli nuk gaboi kur vendosi të përfshijë dhe më pas të mbajë emrin e Abramoviç në listat e sanksioneve në fjalë, në dritën e rolit të tij në Evraz Group dhe, në veçanti, në kompaninë e tij mëmë”, tha gjykata e BE-së në vendimin e saj.
Lexo edhe: https://pamfleti.net/pse-rusia-dhe-ukraina-po-e-mbrojne-oligarkun-roman-abramovich
Lini një Përgjigje