TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Dhjetor 2023, 21:17

Finale historike, Siti mposht pastër skuadrën japoneze dhe mëson kundërshtarin në finalen e Botërorit të Klubeve

Shkruar nga Pamfleti

Finale historike, Siti mposht pastër skuadrën japoneze dhe mëson

Mançester Siti është kualifikuar në finalen e Kupës së Botës për klube, pas suksesit ndaj Urava Reds me shifrat 0-3, në takimin e luajtur në “King Abdullah Sports City” (Jeddah). “Qytetarët” hasën mjaft vështirësi në pjesën e parë. Pavarësisht dominimit të skuadrës së Guardiolës dhe katër gjuajtjeve në portë në pjesën e parë, Grilish me shokë nuk gjetën dot golin. Në shtesën e fraksionit të parë, pas një zbritje të Mançester Sitit, një top i ardhur nga krahët përfundoi në rrjetë, pas një devijimi të pafat të mbrojtësit norvegjez, Marius Hoibraten.

Anglezët shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep, për t’u futur më pas më të qetë në pjesën e dytë. Mateo Kovaçiç realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 52, pas një asisti të Uolker. Kampionët e Azisë pësuan shumë shpejt edhe golin e tretë, kësaj here nga Silva.

Mançester Siti shkon kështu për herë të parë në finale, ku do të përballet me Fluminensen. Për skuadrën nga Mançesteri, bëhet fjalë për debutim në këtë turne global, pasi fitoi sezonin që shkoi Champions League për herë të parë në histori. Ndërkohë që për rivalin e sotëm, Urava Reds, kjo ishte paraqitja e tretë e tyre në Botërorin e Klubeve, pas atyre të viteve 2007 dhe 2017.

mançester siti botërori i klubeve urava reds

Lini një Përgjigje